Punimet në Kuvend, PS voton heqjen e 4 projektligjeve nga kalendari

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka shtyrë shqyrtimin e katër projektligjeve për një javë. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili argumentoi se ligjet duhet të përputhen me direktivat e Komisionit Europian.

27.01.2026. 11:48

Pas hedhjes për votim nga ministri Peleshi, rendi i ri i ditës u miratua me 79 vota pro dhe asnjë kundër. Ndërsa kalendari i përditësuar përmban dy pika kryesore, aktin normativ të buxhetit për 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimet e fundit përfshijnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet e paligjshme, zjarrvëniet dhe parkimin dysh.

Katër projektligjet e shtyra janë, ndryshime në ligjin për kontrollin e lëndëve narkotike dhe psikotrope, ndryshime në ligjin për barnat narkotike, parandalimi i konfliktit të interesave në funksionet publike dhe ndryshimet në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkoi gjithashtu lehtësim të agjendës, duke theksuar nevojën për diskutim të hollësishëm të disa projektligjeve.

Balla u shpreh se shtyrja është e nevojshme për të garantuar përputhshmërinë ligjore me rregullat europiane dhe për të organizuar më mirë komisionet parlamentare dhe anëtarët zëvendësues.

“Ndoshta do duket sikur kemi bërë ndonjë marrëveshje, po edhe në funksion të asaj që tha kolegu, bazuar në rregullore, do të kërkoja shtyrje për 1 javë të shqyrtimin e 4 projektligjeve në rendin e ditës. Kemi sjellë dy kërkesa për një shtesë për përbërjen e komisioneve të përhershme dhe përcaktimin e anëtarëve zëvendësues”, tha Balla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)