Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu të japë llogari për atë që e cilësoi si dhunë policore gjatë protestës së opozitës më 24 janar. Sipas tij, përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar ka shkaktuar probleme për qytetarët.
“Ministrja e Brendshme duhet të japë shpjegime për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, ushtar i Suel Çelës dhe i klaneve të Troplinëve. Edhe sot që flasim, ka qytetarë me probleme serioze të frymëmarrjes për shkak të këtij akti kriminal”, u shpreh Bardhi.
Gazit lotsjellës të përdorur të shtunën e kaluar, i kishte përfunduar afati i përdorimit prej vitit 2023. Deputeti demokrat kërkoi përgjegjësi të drejtpërdrejtë si nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, ashtu edhe nga Ministria e Brendshme. Ai e cilësoi ngjarjen si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të standardeve të përdorimit të forcës nga organet e rendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)