Braçe kërkon llogari për dëmshpërblimet e përmbytjeve: Fondet nuk figurojnë në buxhet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë kritika në seancën plenare, në lidhje me dëmshpërblimet nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë.

27.01.2026. 17:03

Braçe kërkon llogari për dëmshpërblimet e përmbytjeve: Fondet nuk figurojnë në buxhet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësime të forta në seancën plenare lidhur me mungesën e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga përmbytjet dhe ngricat.

Kritikat e tij u drejtuan ndaj ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili deklaroi se fondet për kompensimin e dëmeve janë kaluar.

Sipas Braçes, zonat e Gramshit dhe Delvinës, të cilat janë goditur dy herë brenda pak muajsh nga fatkeqësitë natyrore, nuk rezultojnë të përfshira në buxhetin aktual, pavarësisht deklaratave.

Ai theksoi se këto zona, të rëndësishme për prodhimin bujqësor, kanë pësuar dëme serioze si në bagëti ashtu edhe në frutikulturë.

Braçe vuri në dukje se fondet e pretenduara nga ministria nuk figurojnë as në dokumentet buxhetore, as në relacionet shoqëruese dhe as nuk janë trajtuar në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

“Më vjen mirë që paratë janë shtuar në bujqësi dhe fondi është realizuar thuajse 100%. Ajo që me shqetëson është që kanë ndodhur fatkeqësi të mëdha dhe bujqësia ka marrë një goditje të konsiderueshme. Në verë goditja për bujqësinë erdhi në dy zona, Gramshi dhe Delvina. Duhet të paguajmë për to.

Më habiti ministri i Mbrojtjes kur tha që janë kaluar paratë për të shlyer këto dëme të shkaktuara për bagëtitë, por edhe për frutikulturën sepse në buxhet unë nuk i gjej, as në relacion dhe as në seancën që zhvilluam në komision nuk ishin. Përmbytjet e kombinuara me ngrica në nëntor dhe janar, kanë goditur zonën më prodhuese të vendit”, tha Braçe.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)