Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 6 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që çuan në dënimin e tij penal.
Sipas vendimit të marrë, çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh dhe pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit kushtetues.
Ervin Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi vuajti rreth nëntë muaj burg. Dënimi me një vit heqje lirie solli edhe humbjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ervin Salianji u dënua për kryerjen e veprës penale të “kallëzimit të rremë” lidhur me çështjen e njohur si dosja “Babale”, në të cilën ai publikoi një audio-përgjim ku pretendonte se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.
Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor më 18 dhjetor 2019 dhe e dënoi me 1 vit burgim për “kallëzim të rremë”, vendim që u konfirmua më vonë nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024.
Salianji ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura radhazi, i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021.
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 3 min më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 55 min më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 2 h më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga ngjarjet që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Ish presidenti shprehet se iu ushtrua presion në atë kohë që të mos shtynte përpara hetimin e dosjes.
16:21 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)