Berisha kthehet nga Strasburgu: Denoncuam narkoshtetin e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është kthyer nga Strasburgu ku tha se denoncoi me fakte situatën e "narkoshtetit të Edi Ramës".

29.01.2026. 12:57

Berisha kthehet nga Strasburgu: Denoncuam narkoshtetin e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është kthyer nga Strasburgu ku tha se denoncoi me fakte situatën e "narkoshtetit të Edi Ramës". 

"U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe një aktiviteti intensiv në tempullin e demokracisë evropiane. Ditët e qëndrimit në Strasburg u përdorën për dënimin me forcën më të madhe, për paraqitjen e fakteve, dokumenteve mbi situatën dramatike në narko-shtetin e Shqipërisë.
Diktaturën autoritare në Shqipëri!
Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, siç mund t’i keni ndjekur, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Europën.
Ne, informuam dhe paralajmëruam të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre pasi ai është padrino sot i karteleve më të fuqishme të drogës në Europës, të cilat eksportojnë drejt Europës, zënë vendin e parë në eksportin drejt Europës të marijuanës, janë aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës.
Janë transportuesit më kryesorë të drogës nga Amerika Latine në portet e kontinentit evropian dhe kanë për porte të lira të gjitha portet e Shqipërisë.
Informuam për qindra e qindra leje, hotele, resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droga të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrjen e gjerë të tyre në zgjedhje", thotë Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)