“Po minohet SPAK”, deputetët e PD takojnë raporterin për Shqipërinë: Mazhoranca po pengon drejtësinë

Përfaqësuesit e PD i shprehën raporterit të PE për Shqipërinë shqetësimin për bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Belinda Ballukut, që sipas tyre cenon rolin e Kuvendit, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike.

29.01.2026. 17:54

“Po minohet SPAK”, deputetët e PD takojnë raporterin për Shqipërinë: Mazhoranca po pengon drejtësinë

Përfaqësues të Partisë Demokratike zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ku u diskutua situata politike dhe institucionale në vend.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Ivi Kaso paraqitën shqetësimet e opozitës lidhur me, sipas tyre, përkeqësimin e standardeve demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit, deputetët e PD-së theksuan bllokimin e shqyrtimit të mandatit të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke argumentuar se çështja po mbahet peng në Këshillin e Mandateve nga shumica socialiste.

Një tjetër problematikë e ngritur ishte, sipas opozitës, kufizimi i hapësirave për debat parlamentar. Deputetët theksuan se ndërprerja e fjalës së opozitës në seancat plenare dhe dobësimi i mekanizmave të kontrollit ndaj qeverisë po kthehen në praktikë të zakonshme.

Raporteri Andreas Schieder u njoh me këto shqetësime dhe me vlerësimin e opozitës se këto zhvillime rrezikojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe përmbushjen e standardeve demokratike të Bashkimit Europian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)