“Ditë vendimtare për Shqipërinë”, Berisha: Rama ka marrë ultimatum nga BE për Ballukun
Një ditë vendimtare për politikën shqiptare dhe raportet me Bashkimin Evropian, sipas opozitës, pritet të jetë kjo e sotmja, kur Gjykata Kushtetuese merr vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Një ditë vendimtare për politikën shqiptare dhe raportet me Bashkimin Evropian, sipas opozitës, pritet të jetë kjo e sotmja, kur Gjykata Kushtetuese merr vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta, duke deklaruar se vendimi mund të ketë pasoja të rënda për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Duke folur në Foltoren e radhës në Tiranë, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ushtruar presion mbi gjyqtarët e Kushtetueses për të votuar në favor të Ballukut. “Organizata kryetare e Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë pro Ballukut. Ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhëse me Bashkimin Evropian dhe të zerojë përpjekjet 35-vjeçare për integrimin”, tha Berisha.
Në një dalje për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, se ka censuruar mesazhin e DASH.
Duke mos dhënë detaje mbi organizimin e protestës së tretë kombëtare, kreu i PD-ë Sali Berisha tha se strategjia që do të ndiqet do të jetë beteja deri në rrëzim e Edi Ramës.
Sipas tij, Rama dhe Balluku kanë kaluar gjithë ditën duke dërguar mesazhe dhe duke intimiduar gjyqtarët, pasi “nëse Lubia shkon në bankën e akuzës, do të shkojë edhe ai”. Berisha deklaroi gjithashtu se Rama ka marrë një ultimatum nga Bashkimi Evropian, por pavarësisht kësaj, po punon për të ndikuar vendimin e Gjykatës.
Në fjalën e tij, lideri i PD e quajti momentin aktual si më kritikën për vendin, duke akuzuar qeverinë se është e gatshme të sakrifikojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë për interesat personale të pushtetit. Ai bëri paralelizma historike me izolimin e vendit në vitet ’60, duke theksuar se sot rreziku i shkëputjes nga Evropa po vjen për “karrigen e një njeriu”.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit, duke e cilësuar atë si një betejë paqësore për të ardhmen e Shqipërisë dhe jo për pushtetin e një partie.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)