Policia e goditi gjatë protestës, deputeti i PD dërgohet tek Spitali i Traumës
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka pësuar goditje në kokë gjatë përplasjes me policinë në hyrje të Parlamentit dhe nuk është ndjerë mirë pas protestës. Ai është transportuar me urgjencë tek Spitali i Traumës për tu trajtuar me ndihmë mjekësore.
Policë, qytetarë por edhe deputetë kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së sotme kombëtare të Partisë Demokratike.
Dy efektivë policie janë duke u trajtuar me ndihmë mjekësore në QSUT dhe pesë të tjerë tek Spitali i Traumës, aty ku me urgjencë është transportuar edhe deputeti demokrat, Bledion Nallbati.
Bëhet me dije se Nallbati ka pësuar goditje në kokë gjatë përplasjes me policinë në hyrje të Parlamentit dhe nuk është ndjerë mirë pas protestës.
Ai shihet teksa nxirret nga selia blu prej kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe me një automjet privat të ndodhur në ambientet e jashtme, dërgohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një referencë për goditjen e Nallbatit nga efektivë e policisë e bëri edhe kryedemokrati Sali Berisha në fjalimin mbyllës të protestës, që u mbajt në selinë blu.
“Këta banditë me uniformë goditën sot deputetë e opozitës që mbrojnë ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)