Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar angazhimin e mazhorancës socialiste për të bërë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që ndalon prokuroritë dhe gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.
Sipas kreut të demokratëve, ky është një akt i pashëmbullt, që Rama e ndërmerr në fakt për të mbrojtur veten e tij në të ardhmen.
“Ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve që Edi Rama guxon të marrë. Me këtë akt të pashembullt, Rama iu thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij qëndrojnë mbi ligjin, mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen. Ky është morali, e vërteta e këtij amendamenti që paraqesin sot. Kjo është goditja që iu bëhet aspiratave të qytetarëve, shtetit ligjor, është mbrojtja më e fuqishme ndaj sistemit të korrupsionit që kanë vendosur.
Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të prokurorisë speciale, prokurorëve nuk iu ngelet gjë tjetër veç imunitetit, që është në dorën e Ramës. Unë e paralajmëroi se do të paguajë çmimin më të shtrenjtë me këtë akt dhe se po iu fakton të gjithëve se çfarë hajduti është ky. I kapur në flagrancë në afera korruptive, tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe që askush mos e pezullojë.
Pezullimi është e drejtë ligjore që iu njihet prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pezullimin e ka mbështetur dhe Komisioni i Venecias, i cili thotë se nuk bie ndesh me parimet e Kushtetutës. Rama kërkon të mbrohet nga vjedhjet me këtë amendament. Ja ku jemi në këmbë. Me këtë akt Rama mbyll dyert e integrimit dhe krijon fushë për vjedhje e plaçkitje”, u shpreh Berisha që ftoi edhe njëherë qytetarët që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)