Sali Berisha u shpreh se Edi Rama do tentojë ta paraqesë si arritje personale vizitën e tij në Uashington, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.
Kreu i demokratëve, deklaroi se ftesa ka ardhur për Shqipërinë dhe jo për personin, teksa i kërkoi edhe njëherë kreut të qeverisë të japë dorëheqjen.
“Rama të japë dorëheqjen, nuk ka forcë që të na ndalojë pa të larguar ty. Je një armik i urryer i Shqipërisë. Rama urdhëroi të qëllohen në kokë protestuesit. Sot ai niset në SHBA. Shqipëria është pjesë e Bordit të Paqes dhe do e ketë një përfaqësues.
Shkon ky apo do shkonte “harami” të dy janë fatkeqësi kombëtar. Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe jo me personin e shpërfytyruar. Ai shkon atje si hajdut dhe do kthehet njësoj”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)