Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Uashington aty ku do të mbahet themelimi zyrtar i Bordit të Paqes nga Presidenti Donald Trump.
Ndërkohë, reporteri i Newsmax Balkans ka fotografuar kryeministrin shqiptar teksa ecën në rrugët e Uashingtonit i shoqëruar nga truprojat e tij.
Foto: Newsmax Balkans
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ftesës, pasi Shqipëria tashmë do të jetë një nga shtetet themeluese.
Në Davos u firmos dhe dokumenti i pjesëmarrësve, ku kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm, por vëmendjen e mori presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-ve.
Foto: Newsmax Balkans
Bordi i Paqes për Gazën u iniciua nga presidenti amerikan si një qasje për të zgjidhur konfliktin global.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)