Në protestën kombëtare të Partisë Demokratike foli edhe një student shqiptar që studion jashtë vendit. Në fjalën e tij, studenti Aleksandër Xhufi tha se kryeministri Rama ka vite në pushtet, për për të "fajin e ka Saliu".
Duke ironizuar kryeministrin ai tha se ka qenë kryeministër që kur ai ishte fëmijë e sot që është student. "Më ka ngelur të më vijë Rama në dasëm, po fajin e ka Saliu", tha ai.
"PD ka qenë herën e fundit në pushtet kur unë isha 6 vjec, këta thonë fajin e ka PD, e ka Saliu, a i thirrni mendjes? Këta jo vetëm që ju vjedhin, po ju shajnë, ju dhunojnë dhe çdo ditë ju poshtërojnë. Më thyhet zemra me Zegjinenë e Sara Milen që zgërdhihen me njëra-tjetrën, më thyhet zemra kur flas me të rinjtë e vendit tim kur s'ka ëndërr. Si mund të mos ndjekin modelin e gangsterit kur ne e kemi atje në qeveri gangsterin", vijoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)