Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në disa akse rrugore që lidhin juglindjen e vendit, ku mijëra njerëz e shoferë kanë qëndruar në pritje për orë të tëra, për shkak të bllokimit të rrugës.
Sipas kreut të demokratëve, dëmtimet në këto rrugë nuk u shkaktuan nga reshjet e shiut dhe moti i keq, por nga korrupsioni i qeverisë.
“Qindra e qindra pasagjerë kanë kaluar këtë ditë në makinat e tyre të bllokuara në segmentin e rrugës Dragostunjë-Prrenjas.
Ky bllokim është vepër totale e paligjshmërisë dhe korrupsionit, papërgjegjshmërisë së dy ministrave të Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, të cilat kanë lejuar të ndërhyhet në lum pa modelin e studiuar të domosdoshëm dhe ndërhyrja në lum jo vetëm që ka shkatërruar shtratin e lumit, por ka shkatërruar dhe mbështetjen për rrugën ekzistuese dhe shembjen e saj sot.
Dënoj këtë akt si një akt shumë të rëndë kriminal, për të cilin përgjegjësia absolute kryesore ka Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, natyrisht dhe kompania e cila ka kryer një akt kriminal pa leje, ka ndërhyrë në shtratin e lumit pa asnjë model dhe asnjë leje. Dënoj me forcë këtë veprim dhe heshtjen kriminale”, shprehet Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)