Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Balluku, i pranishëm dhe kreu i SPAK
Këshilli i Mandateve është mbledhur këtë paradite për autorizimin e kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Këshilli i Mandateve është mbledhur këtë paradite për autorizimin e kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kreu i SPAK, Klodjan Braho dhe prokurorët e çështjes mbërritën në selinë e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Balluku përfaqësohet nga motra e saj avokate Pamela Qirko dhe avokati Ardian Kalija.
Opozita ka kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Balluku të bëhet me dyer të hapura. Gazment Bardhi tha se mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor.
Për kreun e Partisë Demokratike shtyrja me tre muaj e seancës së Këshillit të Mandateve të Kuvendit i dha asaj mundësinë të shkatërronte dokumente e të kërcënonte dëshmitarë.
Prej dy muajsh zv.kryeministrja është pezulluar nga detyra, teksa maxhoranca ka ndërmarrë nismë ligjore për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penal për anëtarët e qeverisë dhe disa institucione të tjera kushtetuese.
Më 5 mars seanca plenare do të shqyrtojë vendimin që do të merret nga Këshilli i Mandateve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)