“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”. Kjo është deklarata që kanë bërë prokurorët e SPAK gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, rreth çështjes së imunitetit të zv.kryeministres.
Sipas burimeve nga mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë theksuar se pozita e numrit 2 të qeverisë është rënduar ndjeshëm krahasuar me fazën fillestare të hetimit.
“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment, znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, mësohet të kenë deklaruar prokurorët e SPAK gjatë raportimit të tyre përpara Këshillit të Mandateve.
Pas paraqitjes së provave të reja dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, tre përfaqësuesit e SPAK, kryeprokurori Klodian Braho dhe prokurorët Dritan Brençi dhe Doriana Bejko u larguan nga mbledhja. Në Këshillin e Mandateve pritet të hartohet një raport përfundimtar, rreth çështjes së imunitetit të zv.kryeministres, që do t’i paraqitet Kuvendit më datën 5 mars.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)