Pas largimit të prokurorëve të SPAK, që njoftuan se zv.kryeministrja Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg pas akuzave që rëndojnë ndaj saj, mbledhja e Këshillit të Mandateve vijoi diskutimet dhe debatet rreth çështjes. Pesë përfaqësuesit e opozitës që janë pjesë e Këshillit rekomanduan që “Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin” e numrit 2 të qeverisë.
Por, kjo kërkesë e tyre është përballur me rezistencën e socialistëve. Sipas deputetit Ulsi Manja, masat e marra deri më tani nga SPAK “janë të mjaftueshme për hetimin”. Ky qëndrim i tij ka shkaktuar debate, me deputetët e opozitës që këmbëngulin për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku.
“Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: ‘Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e ‘Ndalimit të daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU’”, thuhej në qëndrimin e Partisë Demokratike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)