Partia Socialistë i ka thënë “Jo” arrestimit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e konfirmoi këtë qëndrim edhe përpara mediave.
Sipas tij, socialistët nuk janë dakord me arrestimin e zonjës Balluku. Në këtë mënyrë, iu konfirmua ideja e anëtarit socialist të Këshillit, Ulsi Manja, që gjatë mbledhjes tha se “masat e marra nga SPAK janë të mjaftueshme”. Megjithatë, Balla deklaroi se çështja do të diskutohet.
“Në Shqipëri nuk ka imunitet prej vitit 2012. Procesi në Këshillin e Mandateve ka qenë shumë i mirë. Këshilli mori kohën e mjaftueshme, për aq kohë sa në proces u përfshi edhe Kushtetuesja. Edhe Kuvendi do të marrë kohën e nevojshme”, tha kreu i grupit parlamentar të socialistëve.
Balla shtoi: “Pezullimi mjafton. Duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë. Nuk jemi për arrestim të Ballukut, mjafton pezullimi. Informova Këshillin e Mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi ka ardhur çështja, si është propozuar. Ne do të kemi një debat në PS. Autorizimin e jep seanca plenare”.
Partia Socialiste i ka thënë edhe një herë “Jo” arrestimit të Belinda Ballukut. Kjo megjithë deklaratave të prokurorëve të SPAK, ku i pranishëm ishte edhe kreu i institucionit, Klodian Braho, të cilët konfirmuan se pozitat e zv.kryeministres janë rënduar, teksa paraqitën prova për kërcënime dhe intimidime të dëshmimtarëve, të cilave u është kërkuar ndryshimi i dëshmive.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)