Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të vendosë të enjten fatin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën Gjykata Kushtetuese me mosvendimin e saj la në fuqi masën e GJKKO për pezullim nga detyra.
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se grupi socialist do të mblidhet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave ditën e enjte, ku do të ketë dhe një vendim përfundimtar për Ballukun.
Kujtojmë që një ditë më parë, anëtarët socialist në Këshillin e Mandateve nuk morën një vendim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duke ia lënë këtë përgjegjësi Kuvendit, kurse demokratët dolën me një raport ku kërkohej të miratohej kërkesa e Strukturës së Posaçme.
Sipas kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve folën për një përkeqësim të situatës së Ballukut, teksa dyshohet se janë kërcënuar dhe dëshmitarët e dosjes.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë në tunelin e Llogorasë dhe lotet e Unazës së Madhe.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)