Lëvizjet më të fundit në qeveri kanë sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kryedemokrati e cilësoi ndryshimin e kabinetit, si një përpjekje të radhës të kryeministrit Edi Rama për të shpëtuar fytyrën e tij.
Ai shtoi se opozita do të vazhdojë protestat për rrëzimin e Edi Ramës dhe kukullave të tij, ndaj i kërkoi dhe dorëheqjen.
“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.
Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.
Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, shprehet Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)