Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me skenarët e protestës së sotme të opozitës në rrugët e kryeqytetit.
Kreu i demokratëve e cilësoi protestën e sotme një marshim revoltë kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Sipas Berishës, ndryshimi i ministrave ishte një tentativë e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij.
“Kryengritja paqësore sot ka formën e një marshimi revoltë, në rrugët e tiranës për të shprehur zemërimin ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. T’i themi Ramës se jo një Lubi po 30 të largosh do jesh t’i objekti i revoltës popullore.
Beteja jonë deri në largimin e Ramës. Është ai gjeneratori i të gjithë të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Ndaj dhe largimi i ministrave bëhet për të ruajtur lëkurën e tij. Në policinë e shtetit është një nga kryebanditët që është Ilir Proda. Do t’i themi se aq sa të ardhme ka Rama aq do të ketë dhe ai. Në zyrën e tij është dhe Ergys Agasi”, u shpreh Berisha.
Protestuesit së bashku me deputetët dhe kryetarin Sali Berisha u mblodhën në fillim para Kryeministrisë, për të nisur pas 30 minutash qëndrim aty, një marshim në disa institucione.
Opozita ka mbajtur protestën e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndonëse me një format ndryshe, edhe në marshimin që zgjati për më shumë se tre orë nuk munguan bombat molotov dhe as gazi i policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)