“Bombardohet” me molotov vila e ish-diktatorit Enver Hoxha
Protestuesit e opozitës kanë hedhur bomba të shumta molotov në drejtim të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.
20:51 28 ditë më parë28.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
I pyetur për sulmin e papritur me molotov që ndezi në flakë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila tani shërben si rezidencë për artistët e huaj, Bardhi tha se ajo ishte shenjë e revoltës qytetare, pasi aty sipas tij kryeministri Edi Rama mbyll pazaret me krimin.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në komunikimin e dytë me mediat në protestën e sotme kombëtare, ka akuzuar policinë për sulm ndaj qytetarëve që sipas tij po bënin një marshim paqësor.
“Është përsëritur dhuna e paprecedentë e policisë ndaj protestuesve paqësore të opozitës. Në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë na u bllokua rruga dhe u sulmuam pas asnjë shkak me gaz lotsjellës. E njëjta gjë ndodhi edhe në Drejtorinë e policisë së Tiranës dhe në kryesinë e Kuvendit. Ne ishim në një marshim tërësisht paqësor”, tha Bardhi.
I pyetur për sulmin e papritur me molotov që ndezi në flakë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila tani shërben si rezidencë për artistët e huaj, Bardhi tha se ajo ishte shenjë e revoltës qytetare, pasi aty sipas tij kryeministri Edi Rama mbyll pazaret me krimin.
“Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret korruptive. Është pa diskutim një simbol i diktaturës dhe kur revolta qytetare sheh nuanca të atij regjimi pas 35 vitesh, është gjëja më normale që të ketë revoltë. E rëndësishme është që nuk ka asnjë person të lënduar përveç protestueseve.”
Protestuesit e opozitës kanë hedhur bomba të shumta molotov në drejtim të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.
20:51 28 ditë më parë28.02.2026.
Autori
Një moment i protestës së opozitës ishte dhe sulmi me ujë me presion i policisë ndaj kreut të demokratëve Sali Berisha.
21:02 28 ditë më parë28.02.2026.
Autori
Protestuesit u nisën nga Kryeministria për të shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shenjë revolte kundër kreut të saj Ilir Proda, të cilin opozita e akuzon për lidhje me krimin e organizuar, por një kordon policor i ndali në mes të rrugës.
19:37 28 ditë më parë28.02.2026.
AutoriI pyetur nëse ka dijeni për faktin se brenda vilës ka pasur apo jo njerëz në momentin e hedhjes së molotovëve, Bardhi tha: “Unë s’jam administrator i godinës”.
“Ajo që unë di është se nuk ka asnjë person të lënduar dhe të vetmit të lënduar janë qytetarët protestues që janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë me gaz dhe ujë”, shtoi ai.
Një mesazh Bardhi e pati edhe për ministren e Brendshme në largim, Albana Koçiu, të cilën e emërtoi “zare e Belinda Ballukut”.
“Ti mendon se unë tani i kthej përgjigje... se deri sa ishte Ministrinë e Brendshme , ishte ,ministrja e Adresave dhe zare e Edi Ramës. Tani është ulur në nivel është bërë zare e Belinda Ballukut dhe unë i uroj fatin e Belinda Ballukut”, u shpreh Bardhi.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)