Tirana, nga njëra protestë te tjetra, Lapaj në shesh: Rrugët miliona euro po shemben para syve tanë
Thirrje për bashkim qytetar dhe akuza të forta për korrupsion shoqëruan protestën e zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, ku kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike dhe gjendjen e infrastrukturës.
Thirrje për bashkim qytetar dhe akuza të forta për korrupsion shoqëruan protestën e zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, ku kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për menaxhimin e fondeve publike dhe gjendjen e infrastrukturës në vend.
Në fjalën e tij para protestuesve, Lapaj u ndal te investimet në rrugë, duke deklaruar se “rrugët miliona euro po shemben para syve tanë”, ndërsa vuri në pikëpyetje punën e ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Rrugët e Ballukut janë shembur, cilat janë punët e saj fantastike?”, u shpreh ai.
Sipas Lapajt, situata e infrastrukturës është tregues i asaj që ai e cilësoi si keqmenaxhim dhe shpërdorim i parave publike. Ai theksoi se protestat nuk janë thjesht reagim politik, por kërkesë për llogaridhënie dhe drejtësi.
Foto: LSA
“Jemi këtu për drejtësinë. Bashkim, qëndresë pa ndalim”, deklaroi kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë “kundër atyre që na vjedhin”.
Lapaj nënvizoi se ndryshimi, sipas tij, vjen nga angazhimi individual dhe kolektiv. “Besoj te fuqia e individit, sepse individët kanë ndryshuar kombin”, tha ai, duke e vendosur theksin te mobilizimi qytetar si rrugë për të kërkuar një Shqipëri më të mirë.
Pasditen e së shtunës ishte Partia Demokratike, e cila protestoi në rrugët e Tiranës. Kjo protestë u shoqërua edhe me tensione dhe përplasje me forcat e rendit, por fatmirësisht pa të lënduar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)