Tryeza e Reformës zgjedhore është mbledhur paraditen e kësaj të marte me praninë edhe të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran.
Ky i fundit ka folur për rëndësinë që ka transparenca, barazia, mbikqyrja dhe sanksionet në këtë reformë. "“Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar. Duhen pasur parasysh katër pika: Transparencë, deklarim i plotë i të ardhurave të partive politike, Barazia, Zbatimi i institucioneve mbikqyrëse, burime të mjaftueshme financiare e njerëzore për të ushtruar kontrollin, Sanksione efektive dhe proporcionale për të dekurajuar mos respektimin e ligjit", tha Tarran.
Ndërsa për financimin e partive politike ai kërkoi adresimin e rekomandimeve për fushatat zgjedhore. "Jemi te gatshëm të mbështesim komisionin në dialogun mes palëve.
Duke qenë se në pranverën e 2027 janë zgjedhjet lokale, koha është vendimtare", ka thënë Tarran më tej.
Në Komisionin e Reformës Zgjedhore ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi dialog për këtë reformë teksa theksoi se është parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ndërsa bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se është rënë dakord që palët të dalin me një draft të përbashkët për të shmangur kundërshtitë më tej.
"Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia. Duhet trasparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi", tha Gjiknuri.
Në të njëjtën linjë me të, bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi tha se duhet transparencë në financimin e partive.
"Ndryshimet janë bërë në kohë të ndara. Dua të theksoj, pa hyrë në detaje, se funksionimi i partive politike është çështje thelbësore dhe kushtetuese, po aq sa transparenca e financimeve.
Partitë janë organizma që shërbejnë për pluralizmin demokratik. Kjo është kërkesë kushtetuese dhe besoj se të gjithë ndajmë mendimin se transparenca është një formë e mirë për të shmangur korrupsionin dhe influencat e faktorëve kriminalë apo të huaj. Pra, duhet të mbajmë të shëndetshëm pluralizmin politik. Por transparenca nuk mund të funksionojë pa pasur rregulla të qarta dhe zbatim të ligjit. Duhet të ketë financime të shëndetshme dhe të kontrolluara", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)