Pas Kryesisë, Rama mbledh deputetët socialistë të Tiranës
Një ditë pasi mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama mbledh në selinë rozë deputetët socialistë të qarkut të Tiranës.
13:26 24 ditë më parë04.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Diskutimet u përqendruan te organizimi i brendshëm i strukturave dhe angazhimi i deputetëve në terren.
Rreth një orë ka zgjatur mbledhja që Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste me deputetët e qarkut të Tiranës. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, drejtues të njësive administrative dhe zyrtarë vendorë.
Sipas burimeve, diskutimet u përqendruan te organizimi i brendshëm i strukturave dhe angazhimi i deputetëve në terren. Fokusi kryesor i mbledhjes ishte koordinimi i punës mes deputetëve dhe përfaqësuesve të bashkisë, si dhe adresimi i çështjeve prioritare për qytetin e Tiranës.
Diskutimet janë fokusuar edhe te menaxhimi i punëve në Bashkinë e Tiranës, teksa Rama ka kërkuar rritje të vëmendjes ndaj problematikave që kërkojnë zgjidhje konkrete dhe prezencë më të shtuar pranë qytetarëve, në një kohë kur kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim.
Po ashtu, mësohet se është kërkuar angazhim maksimal për zhvillimin e takimeve me qytetarët, anëtarësinë dhe simpatizantët e PS-së, në kuadër edhe të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme.
Një ditë pasi mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama mbledh në selinë rozë deputetët socialistë të qarkut të Tiranës.
13:26 24 ditë më parë04.03.2026.
Autori
Mbledhja e kryesisë socialiste ka zgjatur vetëm 30 minuta në selinë rozë. Teksa kryeministi Edi Rama është parë të lërë selinë në shoqërinë e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.
09:51 25 ditë më parë03.03.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot kreut të Shtetit Barjam Begaj emrat e rinj të qeverisë. Vetë zyra e shtypit e Presidentit njoftoi se procedura kushtetuese parashikon 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave.
12:04 26 ditë më parë02.03.2026.
AutoriKujtojmë se të martën, Rama mblodhi kryesinë e PS-së në një takim me theks organizativ, ku kërkoi nisjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Në përfundim të mbledhjes shefi i qeverisë u pa të largohej nga selia rozë në shoqërinë e Drejtoreshës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ish-ligjvënëses socialiste, Blerina Gjylameti. Rama ishte gjatë gjithë kohës duke komunikuar në telefon, ndërsa gjestikulacioni i kryeministrit tregonte për një bisedë intensive.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)