Përplasje për imunitetin e Ballukut, mes tensioneve në Kuvend votëbesohen ministrat e rinj
Dekreti i Presidentit Begaj për emrat e rinj të qeverisë u votua në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës, teksa opozita protestonte në foltoren e Kuvendit për të drejtën e fjalës.
Me votat e mazhorancës socialiste u miratuan sot në Kuvend ndryshimet në kabinetin qeveritar, në një seancë të shoqëruar me tensione dhe përplasje me opozitën.
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan për disa minuta foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të punimeve, ndërsa kryeparlamentari Peleshi e cilësoi tentativën e tyre një “skenar pa sens për të prishur seancën”.
Seanca nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku. Opozita kërkoi përfshirjen në rendin e ditës të raportit të saj për heqjen e imuniteti me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që akuzoi mazhorancën për zvarritje të procedurës, duke theksuar se ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar.
Kreu i demokratëve Sali Berisha në seancë plenare e konsideroi çështjen e Belinda Ballukut si një çështje ndërkombëtare, që rrezikon rrugën e integrimit.
Spiropali u shpreh e habitur se si shkarkimin e saj e paralajmëroi Berisha në Parlament, ndërsa kreu i PD e cilësoi Spiropalin viktimë të Belinda Ballukut dhe betejës për pushtet mes klaneve në Partinë Socialiste.
Nga ana tjetër, drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca është brenda afatit dyjavor për hartimin e raportit të saj, i cili do të paraqitet në seancën e 12 marsit, së bashku me raportin e opozitës.
Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj pritet të paraqiten në Presidencë përpara Bajram Begaj, ku do të kryejnë betimin në Kushtetutë, për të marrë zyrtarisht detyrën.
Kujtojmë se kreu i shtetit dekretoi riformatimin e kabinetit 48 orë pasi zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Shkarkimet:
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës - Belinda Balluku - 85 vota
Ministrja e Jashtme - Elisa Spiropali - 83 vota
Ministri i Mbrojtjes - Pirro Vengu - 81 vota
Ministrja e Brendshme - Albana Koçiu - 83 vota
Ministri i Drejtësisë - Besfort Lamallari - 83 vota
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Toni Gogu - 82 vota
Emërimet:
Albana Koçiu - zv/Kryeministre (83 vota pro, 3 kundër)
Ferit Hoxha - Ministër i Jashtëm (83 pro, 4 kundër)
Besfort Lamallari - Ministër i Brendshëm (83 vota pro, 4 kundër)
Ermal Nufi - Ministër i Mbrojtjes (83 vota pro, 6 kundër)
Toni Gogu - Ministër i Drejtësisë (83 vota pro, 5 kundër)
Enea Karakaçi - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (83 vota pro, 6 kundër)
Eriona Ismaili - Ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin (82 vota pro, 4 kundër)
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)