Shehaj në protestë me banorët e Rrjollit: Vijon vjedhja e pronës, shqiptarët protestojnë, por jo për interesat e politik
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi se protesta e banorëve të Rrjollit është një shembull i rezistencës së qytetarëve për të mbrojtur pronën e tyre.
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi se protesta e banorëve të Rrjollit është një shembull i rezistencës së qytetarëve për të mbrojtur pronën e tyre. Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit të organizuar para Kuvendit, ai theksoi se edhe në vitin 2026 pronat në Shqipëri vazhdojnë të vidhen, një situatë që sipas tij i ngjan periudhës së pasluftës.
Shehaj u shpreh se banorët e Rrjollit po përballen me interesa të mëdha ekonomike dhe me oligarkë, ndërsa partitë politike, sipas tij, nuk po i mbështesin qytetarët.
“Jemi në vitin 2026 dhe prona vazhdon të vidhet. Sot po u merret prona edhe atyre që kanë certifikata pronësie”, deklaroi ai, duke shtuar se partia “Mundësia” do të jetë në krah të qytetarëve që luftojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Sipas tij, situata në Rrjoll tregon se shqiptarët kanë ende shpirt proteste dhe janë të gatshëm të reagojnë kur preken interesat e tyre. Megjithatë, ai theksoi se qytetarëve nuk mund t’u kërkohet të protestojnë për interesat e politikanëve.
Foto: LSA
Shehaj kritikoi gjithashtu klasën politike në vend, duke pretenduar se shumë politikanë kanë përfituar nga zhvillimet turistike në bregdet. “Nuk ka resort në jug të Shqipërisë që të mos ketë një politikan apo ministër me vilë”, u shpreh ai.
Shehaj tha se ajo që po ndodh në Rrjoll është një histori e gjatë e pronarëve që ende nuk e kanë marrë pronën që u takon dhe se kjo protestë, sipas tij, do të mbetet një moment i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në vend.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)