Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar gratë dhe vajzat shqiptare me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke i cilësuar ato si një forcë të rëndësishme në betejën politike dhe shoqërore në vend.
Gjatë një mesazhi të mbajtur në këtë ditë, Berisha shprehu mirënjohje për kontributin e grave, ndërsa theksoi se Partia Demokratike do të punojë për të garantuar barazi dhe më shumë mundësi për to në shoqëri. Sipas tij, gratë duhet të kenë hapësirën për të shpalosur aftësitë, guximin dhe potencialin e tyre në të gjitha fushat.
Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment kritik politik dhe akuzoi qeverinë për abuzime me pushtetin dhe përpjekje për të mbrojtur, sipas tij, korrupsionin në nivele të larta. Ai përmendi edhe përplasjet e fundit që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se pas tyre qëndron kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij, kreu i demokratëve u bëri thirrje grave që të angazhohen më shumë në jetën publike dhe në kryengritjen paqësore për ndryshim politik në vend.
Fjala e Berishës.
Partia Demokratike është pafundësisht mirënjohëse, mirënjohëse ndaj jush dhe ju garanton që me përkushtim të madh, do bëjë gjithçka. Së pari, për barazinë.
Së dyti, për të krijuar hapësira dhe mundësitë që ju të shpalosni të gjitha dhuntitë tuaja, të gjithë guximin, të gjithë fuqinë, të gjithë forcën krijuese tuaj. Ne jemi në një moment kritik, duhet ta pranojmë.
Jemi në një moment kritik ku nuk ku regjimi ka shpalosur para nesh duke sfiduar çdo qytetar shqiptar, egërsinë e pushtetit të tij. Ka vendosur të mbrojë vjedhjen e qytetarëve.
Ka vendosur ta dekriminalizojë vjedhjen e qytetarëve nga pushtetarët. Ajo që shihni ju si në aparencë si betejë midis Lubi Ballukut dhe gjyqësorit, jo. Është midis Edi Ramës, ju garantoj unë ju. Ajo është mëkatare, shumë, sepse ka 25 vite që i shërben si asistente në vjedhje e tij, edhe në bashki dhe kudo.
Po vjedhjet e mëdha i ka bërë Edi Rama.
Ligjet po i ndryshon për vete. Ndaj dhe në kilometrin e fundit kërkohet forca e grave, energjia e tyre, guximi i tyre, vendosmëria e tyre. Ne jemi në një provë të vërtetë.
Ne kemi patur dallgën jo në anën tonë, por ne jemi vetë dallga. Ne u provuam se ne jemi dallga dhe si e tillë ne, ne do t’u tregojmë, do t’i tregojmë vendin dhe këtij regjimi. Nuk ka të ardhme.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, këtë kryengritje paqësore me të cilën ne kemi, do të dënojmë për në kalendat e historisë, regjimin më të keq që kanë patur shqiptarët në tërë historinë e tyre.
Trashëgimia më e shkëlqyer e jonë, trashëgimia shpëtimtare e jona, ka qenë familja. Familja shqiptare. Edi Rama kundër familjes ka votuar ligjin më të keq që ekziston mbi tokë.
Ka vende që kanë ligje të ngjashme, por absolutisht, asnjë vend nuk ka ligjin kundër familjes si ky që u votua nga Edi Rama.
Edhe në këtë kontekst, kjo betejë e jona kundër tij është betejë për familjen shqiptare, e cila ka qenë shpëtimtare për kombin shqiptar dhe unë jam i bindur që këtë mision, vajzat dhe gratë shqiptare do ta përmbushin me dinjitet.
Edhe njëherë gëzuar! Gëzuar! Dhe një fitore të shpejtë e të sigurt.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)