PS rrëzon kërkesën për arrestimin e Ballukut, Manja: Narrativa e SPAK hipotetike
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në Kryesinë e Kuvendit këtë të hënë, PS ka prezantuar raportin për Belinda Ballukut, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestim.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në Kryesinë e Kuvendit këtë të hënë, PS ka prezantuar raportin për Belinda Ballukut, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestim.
Raporti i hartuar nga pesë anëtarët socialistë të Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u prezantua nga kryetari i Komisioni i Ligjeve i Kuvendit, Ulsi Manja. Në raport theksohet se narrativat mbi të cilat SPAK mbështet kërkesën për arrestimin e Ballukut konsiderohen hipotetike, pasi ajo nuk ushtron më funksione në ekzekutiv.
“Ka ndodhur një realitet i ri juridik dhe institucional. Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive si pasojë e ndryshimeve në përbërjen e qeverisë. Për pasojë, masa e sigurimit penal e pezullimit nga detyra nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale”, tha Manja gjatë prezantimit të raportit.
Ai shtoi se edhe arsyetimet e SPAK për rrezikun e prishjes së provave apo arratisjes lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, të cilat deputetja nuk i mban më.
“Për pasojë, narrativa mbi të cilën SPAK ka kërkuar këtë masë mbetet hipotetike për sa kohë lidhet me funksione që deputetja nuk i ushtron më”, deklaroi ai.
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e saj për ndryshimin e masës.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së ka komentuar largimin nga detyra i ish-zv.kryeministres dhe Ministres për Punët e Jashtme.
Manja theksoi gjithashtu se kompetenca e Kuvendit në këtë rast është vetëm procedurale dhe jo gjyqësore.
“Kompetenca e Kuvendit në shqyrtimin e kërkesës së SPAK është e natyrës proceduralo-kushtetuese. Kuvendi nuk gjykon fajësinë, pasi ky atribut i përket gjykatës”, u shpreh ai.
Në raport përmendet edhe fakti se hetimet ndaj Ballukut kanë nisur pas dy kallëzimeve të bëra nga figura të opozitës. Sipas Manjës, kallëzimi i parë është bërë në gusht të vitit 2024 nga Lulzim Basha, ndërsa i dyti në shtator të po atij viti nga Gazment Bardhi.
“Një fakt publik është se kallëzimi i parë është bërë nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa kallëzimi i dytë nga sekretari i PD, Gazment Bardhi. Në vitin 2025 këto procedime janë bashkuar në një të vetëm”, tha Manja.
Ndërkohë, Balluku nuk ishte e pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar. Ajo është shkarkuar më herët nga postet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
SPAK e ka marrë Ballukun të pandehur për çështjen e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe po e heton edhe për shtatë lote të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa ndaj saj rëndon akuza për “shkelje të barazisë në tendera”.
Vendimi përfundimtar për autorizimin e arrestimit pritet të merret në seancën plenare të 12 marsit, ku Kuvendi do të votojë mbi kërkesën e SPAK. Ndërkohë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë publik raportin e saj duke deklaruar mbështetje për kërkesën e prokurorisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)