Taulant Balla me gardist në seancë, Noka i ankohet Peleshit
Pas tensioneve në seancën e mëparshme parlamentare mes Taulant Ballës dhe opozitës, për fjalët e përdorura ndaj deputetes Albana Vokshi, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e sotme është parë t'i qëndrojë afër një gardist.
Pas tensioneve në seancën e mëparshme parlamentare mes Taulant Ballës dhe opozitës, për fjalët e përdorura ndaj deputetes Albana Vokshi, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e sotme është parë t'i qëndrojë afër një gardist.
Kjo është vënë re nga demokratët të cilët i janë ankuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi për këtë.
Seanca e Parlamentit u përfshi nga tensione pasditen e djeshme teksa kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se numrin e Albana Vokshit e ka me 0900. Dhe pse vetë Balla u përpoq të sqaronte atë deklaratë duke i kërkuar dhe ndjesë deputetes, ka reaguar vetë deputetja demokrate.
Teksa opozita proteston jashtë dyerve të Kuvendit, ku në seancë plenare votohet për autorizimin e kërkuar nga SPAK për ish zv. kryeministren Belinda Balluku, deputetët e opozitës kanë zgjedhur që në sallë të protestojnë me pankarta.
Fjala "0900" e përdorur për numrin e telefonit të deputetes demokrate Albana Vokshi rriti tensionet në seancën e kaluar ku deputetët e opozitës që të ndërprisnin seancën dhe të kërkonin përjashtimin e Ballës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)