Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të marrë në mbrojtje ish.zv.kryeministren Belinda Balluku duke mos pranuar kërkesën e SPAK që kërkonte dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.
Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është thelbësore për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane, teksa shton se SPAK-ut duhet t’i sigurohet një mjedis i përshtatshëm për të kryer detyrën e tij.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruhet në reagim.
Më herët për rrëzimin e kërkesës së SPAK nga mazhoranca në Kuvend reaguan dhe selitë diplomatike të Gjermanisë, Britanisë dhe Holandës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)