Nga interpelanca me ministrat tek komisionet hetimore, mblidhet sot Kuvendi

Në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare janë përfshirë interpelancë me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore.

09.04.2026. 08:30

Nga interpelanca me ministrat tek komisionet hetimore, mblidhet sot Kuvendi

Në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare janë përfshirë interpelancë me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore.

Debati që pritet të dominojë është ai i Konferencës së Kryetarëve ku si PD dhe PL paraqitën kërkesat e tyre për komision hetimor për AKSHI dhe për gjendje e rrugëve. Të dyja këto kërkesa u rrëzuan nga maxhoranca. 

I pritshëm është edhe interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Andi Salla me Erion Braçen dhe deputetët e opozitës.

Rendi i Ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.

2. Njoftime.

3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.

6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.

8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s

9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)