Këtë të mërkurë është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili është shoqëruar me debate për ndryshimin e rregullores.
Opozita kundërshton propozimin e bërë nga socialistët për disa ndryshime në rregullore. Ata pretendojnë se duhet të pritet zbardhja e vendit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në projektvendimin e hedhur për shqyrtim, ka dispozita që më herët janë shfuqizuar nga Kushtetuesja.
Sipas draftit të PS, tanimë deputetët nuk do të kenë më 10 minuta për të folur në seancë por vetëm 5. Socialistët kërkojnë edhe që ligjet që synojnë përafrimin me normat e BE-së, e që në mënyrë eksplicite janë të ndaluara të kalonin me procedurë të përshpejtuar, tani e tutje të miratohen pa diskutime të gjata.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)