Ministri Lamallari publikon pamje të molotovëve të sekuestruar: Përgëzime Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas tensioneve gjatë protestës në Tiranë, duke përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen dhe menaxhimin e situatës.

17.04.2026. 22:31

Në një postim në rrjetet sociale, ai vlerësoi profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e efektivëve. “Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.”

Ministri theksoi se situata u menaxhua me përgjegjësi, ndërsa paralajmëroi se vendi nuk mund të bjerë pre e akteve të dhunshme. “Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet,” u shpreh ai.

Ai nënvizoi se qytetarët janë përballë një zgjedhjeje të qartë mes zhvillimit dhe destabilizimit të vendit. “Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët.”

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)