Vlora tre ditë pa ujë, drejtori i Ujësjellësit zbulon kur rikthehet furnizimi normal
Drejtori i Ujësjellësit në Vlorë, Ermal Murati, u ka kërkuar falje qytetarëve për problemin e tejzgjatur të furnizimit me ujë që vijon prej tre ditësh për shkak të një avarie në një nga tubacionet kryesore 1000 mm. Ai ka premtuar një zgjidhje për furnizimin e zonës së Lungomares deri në orën 18:00.
Qytetarët e Vlorës prej tre ditësh u janë drejtuar burimeve të ndryshme të ujit në qytet, si ai pranë zonës së Ujit të Ftohtë për të siguruar ujin e pijshëm, pasi qyteti bregdetar ka mungesë të furnizimit normal nga Ujësjellësi.
Shkak për këtë mungesë të tejzgjatur të furnizimit me ujë është bërë një defekt i rëndë në një prej tubacioneve 1000 mm, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët në prag të natës së ndërrimit të viteve.
Për situatën e krijuar ka reaguar drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, i cili ka premtuar një zgjidhje alternative të përkohshme gjatë orëve të pasdites, pasi defekti në rrjet ende nuk është rregulluar.
Vlora, prej 3 ditësh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë një defekt në tubacionin kryesor, teksa mësohet se spitali po furnizohet nga zjarrfikëset.
Sipas tij për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje përmes boteve me ujë të ujësjellësit, ndërsa punëtorët në terren janë angazhuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare defektit në tubacion.
“Nga dita e djeshme kemi realizuar pjesërisht një zgjidhje, e cila dha sërish probleme. Pati një furnizim të shkurtër për zonën e Lungomares dhe bregdetit. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. U kërkojmë ndjesë qytetarëve për këtë situatë. Është një avari shumë serioze, shumë e rëndë, e cila dhe për ne zgjidhja teknike merr kohën e vetë. Mendojmë se deri nga ora 5-6 pasdite të ditës së sotme të fillojë furnizimi duke ardhur sërish nga stacionet e prodhimit drejt Lungomares tek zonat turistike dhe pastaj t’i japim një lloj sigurie pjesës tjetër për furnizimin e qytetit. Presioni aty është shumë i lartë, edhe pse pajisjet janë të së njëjtës atmosferë që parashikon edhe tubi 1000 mm i ujësjellësit. Është situatë e trishtë sepse qytetarët po përgatiten për vitin e ri. Linja e transmetimit, e ndërtuar në 2009-2010 ka pësuar një çarje të rëndë, por i vetmi tub i kësaj linje që përdoret në Shqipëri, është në Vlorë, ndaj për eleminimin e avarisë po merret një kohë kaq e gjatë. Në datë 25 në mbrëmje ka ndodhur kjo avari. Në datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Pastaj kemi vijuar përsëri për zgjidhjen e problemit. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, ka deklaruar ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)