Kjo e shtunë do të rikthejë reshjet e shiut thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Nëse në orët e para të mëngjesit, intensiteti është parashikuar i ulët, reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit gjatë pasdites.
Në jugperëndim dhe në zona të caktuara, intensiteti do të jetë mesatar, e në disa raste edhe në formën e shtrëngatave të shkurtra. Rreziku kryesor sipas Institutit të Gjeoshkencave do të jetë në veri të vendit, më specifikisht në qarkun e Shkodrës.
Reshjet me intensitet të lartë dhe shtrëngatat aty mund të krijojnë probleme, si rënie gurësh e inertesh, por paralajmërohen edhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër.
Në lartësinë mbi 900 metër dhe deri në Alpe do të regjistrohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Temperatura në zonat malore do të jetë nga minimalja 1°C deri në maksimalen 8°C.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)