“Bëjeni ëndrrën realitet”, thirrja e Ambasadës Amerikane për atletët e talentuar shqiptarë

Njoftim për aplikim për Bursa sportive për studime universitare në SHBA, ofrohen mijëra mundësi për disiplina të ndryshme.

24.01.2026. 11:45

“Bëjeni ëndrrën realitet”, thirrja e Ambasadës Amerikane për atletët e talentuar shqiptarë

Të gjithë të rinjtë shqiptarë, që kanë talent në sport kanë një mundësi unike për të studiuar dhe për të praktikuar pasionin e tyre në Shtetet e Bashkuara. Ambasada Amerikane në Tiranë bëri thirrje për mundësinë e aplikimit për Bursa sportive në SHBA.

“Atletë të talentuar - bëjeni realitet ëndrrën tuaj për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Aty theksohet se universitetet amerikane ofrojnë mijëra bursa sportive në disiplina të ndryshme, duke u dhënë studentëve mundësinë të ndjekin një arsim cilësor dhe njëkohësisht të garojnë në nivel universitar.

Kjo cilësohet si një mënyrë e shkëlqyer si për “zhvillim akademik, ashtu edhe për atë atletik”. Të gjithë personat e interesuar mund të kontaktojnë “EducationUSA Albania” në tirana@educationusa.org, ose të vizitojnë zyrën e “EducationUSA” në Piramidën e Tiranës për të mësuar rreth kritereve të pranimit, përzgjedhjes dhe afateve të aplikimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)