Drafti përfundimtar i ligjit të Amnistisë Penale është publikuar nga qeveria, duke hapur rrugën për përjashtimin nga vuajtja e dënimit të disa kategorive të të dënuarve. Dokumenti parashikon që amnistia të aplikohet për vendimet gjyqësore të dhëna deri në fund të vitit 2025.
Në fokus janë personat e dënuar me masa relativisht të ulëta, ku për burrat kufiri maksimal i burgimit është deri në tre vjet, ndërsa për gratë deri në katër vjet, përfshirë edhe gjobat apo dënimet alternative. Ligji synon gjithashtu lirimin e atyre që ndodhen aktualisht në burg dhe kanë mbetur me një pjesë të dënimit për të vuajtur brenda këtyre kufijve kohorë.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe grupeve në nevojë, ku përfshihen të moshuarit, konkretisht burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeçe, si dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur ose sapo kishin mbushur 18 vjeç. Projektligji pritet të kalojë në fazat parlamentare për shqyrtim dhe miratim në javët në vijim.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)