“Zgjodha Shqipërinë me zemër”, Bujar Pllana rrëfen pse nuk shkoi tek Kosova
Bujar Pllana do të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë dhe për mbrojtësin nga Kosova vendimi për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi është marrë me zemër.
Mbrojtësi 24-vjeçar Bujar Pllana do të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke lënë pas përfaqësimin e grupmoshave te Kosova. Futbollisti i Lechia Gdańsk, i grumbulluar nga tekniku Sylvinho për sfidat play off për Kupën e Botës, ka folur nga Polonia për zgjedhjen e tij dhe për ndeshjen që i pret kuqezinjtë në Varshavë.
Pllana theksoi se vendimi për të veshur fanellën kuqezi ishte i diktuar nga ndjenja e tij.
“Nuk kam folur ende me Sylvinho. Kisha kontakte vetëm me federatën pasi ata po më ndiqnin në ndeshjet e mëparshme. Ndoqa zemrën time. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Unë jam rritur duke parë ekipin kombëtar të Shqipërisë. Tani jam i lumtur që bëhem pjesë e saj.”
Sa i përket aktivizimit në ndeshjet vendimtare, mbrojtësi mbetet i përqendruar te puna dhe jo te minuta në fushë.
“Gjëja më e rëndësishme është të shkoj në kampin stërvitor dhe të tregoj më të mirën. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Bujar Pllana realizoi rrjetën e parë në fitoren 2-1 që skuadra e tij regjistroi kundër Pogon Szczecin, do ti bashkohet menjëherë kuqezinjve për sfidën e 26 marsit.
Sylvinho vlerësoi kontributin e Rey Manajt, por pranoi se mungesa e tij ndihet, ndërsa theksoi se ka alternativa në repartin ofensiv. Ai përmendi edhe gjendjen e Dakut, i cili ka qenë jashtë për shkak dëmtimi.
Pllana u shpreh gjithashtu optimist për shanset e Shqipërisë përballë Levandovskit me shokë.
“Në futboll nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë. Po e shohim këtë sot në kampionatin polak, i cili është shumë interesant dhe çdokush mund të mposhtë këdo. Në futboll, nuk mund të supozosh që dikush është favorit. Çdo gjë është e mundur. Ne do të bëjmë më të mirën për të shkuar në finale.”
Foto: Instagram/Bujar Pllana
Ai shtoi gjithashtu se të dyja ekipet kanë cilësi dhe lojtarë të nivelit të lartë.
“Ju keni një ekip të mirë dhe lojtarë të mirë, por edhe këtu është e njëjta gjë. Ne kemi lojtarë që luajnë në ligat më të mëdha. Në Shqipëri, të gjithë janë entuziastë rreth kësaj ndeshje, shumë të fokusuar. Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Jemi përmirësuar në vitet e fundit, siç e kemi parë në Kampionatin Europian. Po përmirësohemi me çdo ndeshje që luajmë.”
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)