Napoli ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 33-të të Serie A, duke u mposhtur 0-2 nga Lazio në stadiumin “Maradona”. Skuadra e Antonio Conte-s zhvilloi një paraqitje zhgënjyese, duke bërë shumë gabime. Ndërkohë, Lazio e drejtuar nga ish-trajneri Maurizio Sarri dhe ku Elseid Hysaj u kthye në impiantin ku shkëlqeu për 6 vite, e dominoi takimin.
Cancellieri shënoi golin e parë që në minutën e 6-të, ndërsa në të 31-ën Milinkovic-Savic priti një penallti të ekzekutuar nga Zaçagni. Në pjesën e dytë, Basic vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 57-të. Me këtë humbje, Napoli fundoset në renditje dhe mbetet 12 pikë larg Interit, ndërsa Milani ka mundësinë të rikthehet në vendin e dytë nëse arrin fitore në ndeshjen e radhës.
Në betejën për zonën Champions, Roma dhe Atalanta kanë ndarë pikët në “Olimpico”, duke barazuar 1-1. Ky rezultat i javës së 33-të nuk i ndihmon realisht asnjërën skuadër në garën për objektivat e sezonit. Krstovic kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 12-të, ndërsa portieri Carnesecchi u bë protagonist me disa pritje vendimtare ndaj Soulé dhe Malen.
Roma reagoi në fundin e pjesës së parë, me Hermoso që barazoi shifrat në minutën e 45-të me një goditje të bukur. Pas këtij barazimi, Roma ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe barazon Comon në vendin e pestë, ndërsa Atalanta mbetet e shtata me 54 pikë. Ajo që buzëqeshi nga barazimi në kryeqytetin italian ishte Juventusi, që ka shansin të “blindojë” vendin e tretë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Rreth 200 persona mbetën të bllokuar në majë të një vendi të njohur turistik në Rio de Janeiro gjatë një operacioni policor në favelën Vidigal të qytetit, sipas mediave lokale.
Sir Keir Starmer ka akuzuar zyrtarët në Ministrinë e Jashtme se qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur kanë fshehur faktin se Lord Mandelson fillimisht dështoi në verifikimin e sigurisë për rolin e ambasadorit të SHBA-së.
Edhe para postimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, Islamabadi kishte filluar të mbyllej. Klientëve në hotelin ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane fundjavën e kaluar iu tha se duhej të largoheshin.
Papa Leo thotë se nuk po kërkonte të debatonte me Donald Trump kur kritikoi "tiranët" për shpenzimin e miliarda dollarëve për luftëra në një fjalim më parë këtë javë.
Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më domethënëse për sportistët e rinj dhe konfirmon talentin, përkushtimin dhe potencialin e saj për të ardhmen.
Prokuroria thotë se vajzat e përfshira ishin shumë të reja, disa prej tyre sapo kishin mbushur 18 vjeç. Ato rekrutoheshin për të marrë pjesë në evente dhe për të ofruar shërbime ndaj klientëve që paguanin shuma të mëdha.
Aktualisht Botërori i Formula 1 është i pezulluar dhe garat do të rikthehen në Shtetet e Bashkuara në fillim të majit, por kampioni holandez “ushqen” pasionin në disiplina të tjera.
Tani mund ta themi pa frikë se gara për titullin e Premier League është rikthyer plotësisht në rrugën e duhur. Manchester City mposhti Arsenalin 2-1 në ndeshjen e madhe të javës së 33-të, duke ngushtuar diferencën në tre pikë nga vendi i parë, me Sky Blues që ende kanë ndeshjen e tyre kundër Crystal
Bayern Munich është kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi, pasi fitorja kundër Stuttgartit të dielën siguroi titullin në mes të prillit dhe me katër ndeshje ende për t'u luajtur.
Sipas përllogaritjeve, zikaltërve u duhen vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht titullin e 21-të kampion në histori. Kurorëzimi ndoshta prej datës 26 prill.
Elbasani ka arritur një fitore dramatike në transfertë ndaj Teutës, duke triumfuar 1-2 në stadiumin “Niko Dovana”, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes.
Komente (0)