Një ndeshje e kampionatit australian A-League mes Melbourne Victory dhe Neccastle Jets u ndërpre përkohësisht pasi një tufë pulëbardhash zbriti në fushë në minutat e fundit të takimit, duke shkaktuar një situatë të pazakontë në AAMI Park. Ngjarja ndodhi në minutën e 90-të, kur lojtarët po përgatiteshin për një goditje dënimi.
Papritur, dhjetëra pulëbardha u grumbulluan pranë vendit ku ishte vendosur topi, duke e detyruar lojën të ngadalësohej për disa çaste. “Pulëbardhat zbritën menjëherë në fushë dhe u mblodhën rreth pikës së goditjes së dënimit”, raportohej nga stadiumi, ndërsa situata u bë shpejt virale në rrjetet sociale.
Foto nga web
Sulmuesi Lachlan Bayliss po përgatitej të ekzekutonte goditjen kur zogjtë filluan të rrethojnë zonën, duke shkaktuar habi te lojtarët dhe tifozët. Ndërsa pulëbardhat njihen zakonisht për “vjedhjen e patateve të skuqura”, këtë herë ato duket se “u interesuan” për topin e futbollit, duke u bërë protagonistet e papritura të ndeshjes.
Një përdorues në platformën X komentoi me ironi: “Pulëbardhat e duan futbollin!”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, por vëmendja pas takimit u zhvendos nga rezultati te pamjet e pazakonta të pulëbardhave në fushë. Disa tifozë ngritën dyshime se prania e tyre mund të lidhej me ushqime të hedhura nga tribunat, ndërsa të tjerë thjesht e cilësuan si një episod të rrallë dhe komik në futbollin profesionist.
Rreth 200 persona mbetën të bllokuar në majë të një vendi të njohur turistik në Rio de Janeiro gjatë një operacioni policor në favelën Vidigal të qytetit, sipas mediave lokale.
Sir Keir Starmer ka akuzuar zyrtarët në Ministrinë e Jashtme se qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur kanë fshehur faktin se Lord Mandelson fillimisht dështoi në verifikimin e sigurisë për rolin e ambasadorit të SHBA-së.
Edhe para postimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, Islamabadi kishte filluar të mbyllej. Klientëve në hotelin ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane fundjavën e kaluar iu tha se duhej të largoheshin.
Papa Leo thotë se nuk po kërkonte të debatonte me Donald Trump kur kritikoi "tiranët" për shpenzimin e miliarda dollarëve për luftëra në një fjalim më parë këtë javë.
Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më domethënëse për sportistët e rinj dhe konfirmon talentin, përkushtimin dhe potencialin e saj për të ardhmen.
Prokuroria thotë se vajzat e përfshira ishin shumë të reja, disa prej tyre sapo kishin mbushur 18 vjeç. Ato rekrutoheshin për të marrë pjesë në evente dhe për të ofruar shërbime ndaj klientëve që paguanin shuma të mëdha.
Aktualisht Botërori i Formula 1 është i pezulluar dhe garat do të rikthehen në Shtetet e Bashkuara në fillim të majit, por kampioni holandez “ushqen” pasionin në disiplina të tjera.
Tani mund ta themi pa frikë se gara për titullin e Premier League është rikthyer plotësisht në rrugën e duhur. Manchester City mposhti Arsenalin 2-1 në ndeshjen e madhe të javës së 33-të, duke ngushtuar diferencën në tre pikë nga vendi i parë, me Sky Blues që ende kanë ndeshjen e tyre kundër Crystal
Bayern Munich është kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi, pasi fitorja kundër Stuttgartit të dielën siguroi titullin në mes të prillit dhe me katër ndeshje ende për t'u luajtur.
Sipas përllogaritjeve, zikaltërve u duhen vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht titullin e 21-të kampion në histori. Kurorëzimi ndoshta prej datës 26 prill.
Elbasani ka arritur një fitore dramatike në transfertë ndaj Teutës, duke triumfuar 1-2 në stadiumin “Niko Dovana”, falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes.
Komente (0)