Numërimi mbrapsht drejt nisjes së Kupës së Botës 2026 po kthehet në një barrë të rëndë për Komitetin Organizues në Qytetin e Meksikës. Përveç faktit që koha po mbaron dhe disa punime të rëndësishme në stadiumin “Azteca” ende nuk kanë përfunduar.
Ky është impianti ku më 11 qershor do të zhvillohet ndeshja hapëse e eventit, ndërmjet vendasve të Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Problemet lidhen me faktin se ndërhyrjet në infrastrukturën urbane dhe përmirësimet në kryeqytetin meksikan mbeten ende të papërfunduara.
Nën presionin e FIFA-s dhe vëmendjes së madhe ndërkombëtare, është shfaqur edhe një tjetër problem shqetësues për stadiumin historik, i cili do të bëhet i pari në botë që pret ndeshje të Kupës së Botës për herë të tretë. Sipas raportimeve, stadiumi “Azteca”, që supozohej se tashmë ishte “rinovuar” për Botërorin e ardhshëm, ka probleme serioze në tribunat e tij, pasi janë vërejtur vrima në dyshemenë e shkallëve.
Aty është krijuar një e çarë e madhe, e cila sheh direkt në trotuarin poshtë stadiumit, në dhjetëra metra lartësi. Komiteti Organizues i Kupës së Botës ka afat që t’ia dorëzojë stadiumin FIFA-s deri më datën më 11 maj, vetëm një muaj përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2026, duke e bërë situatën edhe më kritike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)