Call Center në Tiranë: Tjetër operacion i SPAK, ndalohet edhe një polic

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, telefona dhe dokumente që përmbajnë të dhëna të operatorëve dhe viktimave të dyshuara nga jashtë vendit.

22.04.2026. 14:17

Call Center në Tiranë: Tjetër operacion i SPAK, ndalohet edhe një polic

Një tjetër aksion i Prokurorisë së Posaçme po zhvillohet në kryeqytet, i fokusuar në goditjen e rrjeteve të dyshuara të mashtrimit përmes Call Center. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe u shtri në disa ambiente në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, kontrollet janë përqendruar në zona pranë shkollës “Sami Frashëri”, ku dyshohet se kanë funksionuar struktura të përfshira në skema mashtrimi ndërkombëtar. Operacioni i SPAK është kryer në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Burime nga hetimi bën me dije se është shoqëruar të paktën një punonjës policie. Deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit. Hetuesit kanë shpallur në kërkim edhe pronarët e Call Center të dyshuar, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, telefona dhe dokumente që përmbajnë të dhëna të operatorëve dhe viktimave të dyshuara nga jashtë vendit.

Sipas burimeve, efektivi i shoqëruar shërbente në Komisariatin nr. 1 në Tiranë. Atij i është sekuestruar telefoni, e janë kryer edhe kontrolle në banesën e tij. Ky operacion vjen pak ditë pas një tjetër goditjeje të Policisë së Shtetit ndaj një rrjeti Call Center të dyshuar për mashtrime ndaj shtetasve europianë, me dëme që dyshohet të arrijnë deri në 50 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)