Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut.
Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.
Në pritje të konfirmimit të ndeshjes tjetër testuese, tashmë dilemat janë nëse në stol do të vijojë apo jo trajneri Sylvinho. Edhe pse kontrata e teknikut brazilian përfundon në muajin korrik, nëse largimi i tij do të zyrtarizohet, synimi i FSHF-së është që në ndeshjet e qershorit të jetë trajneri i ri i Kombëtares, për të nisur përgatitjet për edicionin e ri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)