"Nuk i falim territor Rusisë", Zelensky kërkon edhe 'bekimin' e Papës pas mbështetjes nga liderët e BE
Pasi mori mbështetjen e "Koalicionit të të Gatshmëve" në Londër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar për në Romë, ku është takua të martën herët me Papa Leonin e XIV, duke përsëritur qëndrimin për mos lëshimin e territoreve.
Nga Roma, ku u takua këtë të martë me Papa Leonin e XIV, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur qëndrimin e tij, për të mos i falur territor Rusisë, ashtu siç riafirmoi edhe mbrëmjen e djeshme në takimin me Starmer, Merz dhe Macron.
Zelensky vijon t’i rezistojë presionit të SHBA-së për një kompromis të dhimbshëm që përfshin lëshimin e territoreve në favor të Rusisë, ndërsa vazhdon të mbledhë mbështetjen evropiane për Ukrainën.
"Pa dyshim, Rusia këmbëngul që ne të heqim dorë nga territoret. Ne, qartë, nuk duam të heqim dorë nga asgjë. Kjo është ajo për të cilën po luftojmë. A e konsiderojmë lëshimin e ndonjë territori? Sipas ligjit, ne nuk kemi një të drejtë të tillë. Sipas ligjit të Ukrainës, kushtetutës sonë, ligjit ndërkombëtar dhe, për të qenë i sinqertë, ne nuk kemi as të drejtë morale", tha Zelensky.
Ukraina duket se nuk do ta mbështesë planin amerikan që parashikon lëshimin e territorit të Donbasit në favor të Rusisë. Presidenti Zelensky deklaroi se ekipi i tij do t’i dërgonte një propozim të ri amerikanëve shumë shpejt.
Moska zyrtare bëri me dije se nuk është planifikuar asnjë takim mes presidentit Putin dhe liderit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë përpara vitit 2026. Ndërkohë, lideri ukrainas vijon takimet në Evropë.
Në Londër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takoi liderët europianë për të diskutuar versionin e ri të planit të paqes, ndërsa u theksua nevoja për garanci të forta sigurie për Ukrainën.
Presidenti ukrainas u takua të martën herët me Papa Leonin XIV në Castel Gandolfo, një rezidencë papnore jashtë Romës, kur do të zhvillojë bisedime edhe me kryeministren Giorgia Meloni më vonë.
Foto: AP/Andrew Medichini
Vatikani në krahun tjetër tha se Ati i Shenjtë "përsëriti nevojën për vazhdimin e dialogut dhe shprehu dëshirën e tij urgjente që iniciativat aktuale diplomatike të sjellin një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".
“Gjatë bisedës së përzemërt, e cila u përqendrua në luftën në Ukrainë, Ati i Shenjtë përsëriti nevojën për të vazhduar dialogun dhe rinovoi shpresën e tij të fortë se iniciativat e vazhdueshme diplomatike mund të çojnë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Për më tepër, ai iu referua çështjes së të burgosurve të luftës dhe nevojës për të siguruar kthimin e fëmijëve ukrainas në familjet e tyre”, raportoi Selia e Shenjtë.
Selia e Shenjtë është përpjekur të mbetet neutrale në luftë, duke ofruar solidaritet dhe ndihmë për atë që e quan popullin "martir" i Ukrainës. Leoni XIV është takuar deri tani tre herë me Zelensky-n dhe ka folur në telefon të paktën një herë me Presidentin rus Vladimir Putin.
Papa ka bërë thirrje për një armëpushim dhe i ka kërkuar Rusisë në veçanti të bëjë gjeste për të promovuar paqen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)