Rusia është hakmarrë ndaj Ukrainës, pasi Kievi goditi një cisternë nafte të “flotës hije” të Moskës, në ujërat neutral të Mesdheut, midis Kretës dhe Libisë. Ashtu siç Vladimir Putin paralajmëroi pas sulmit të SBU-së, Rusia ka goditur Odesën me raketa balistike duke u marrë jetën shtatë personave dhe plagosur 15 të tjerë në rajonin e Odesës.
"Armiku goditi infrastrukturën portuale të rajonit të Odesës: shtatë të vdekur, 15 të plagosur", shkroi guvernatori rajonal i Odesës, Oleg Kiper, duke specifikuar se sulmi kishte në shënjestër objektet kritike portuale.
I njëjti informacion u konfirmua nga zëvendëskryeministri i qeverisë ukrainase, Oleksiy Kuleba, i cili raportoi në Telegram se "vonë natën, Rusia sulmoi infrastrukturën portuale në rajonin e Odesës me raketa balistike", duke shtuar se të plagosurit po marrin ndihmën e parë.
Autoritetet ukrainase thanë se ky sulm besohet të jetë hakmarrje ruse për hedhjen në erë të cisternës ruse në Mesdhe. Sipas një burimi të shërbimit të sigurisë ukrainase, dronët e SBU-së goditën tankerin “QENDIL”, të cilin Rusia dyshohet se e përdori për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare dhe për të financuar luftën në Ukrainë.
Oeracioni ishte tepër i veçantë sepse u realizua 2,000 kilometra larg territorit ukrainas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)