Tragjedia në Crans-Montana, pronari i lokalit thyen heshtjen: Janë bërë 3 inspektime në 10 vite
Pronari dhe menaxheri 49-vjeçar i barit Le Constellation ku ndodhi tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana të Zvicrës, Jacques Moretti, theu heshtjen të premten për herë të parë, duke thënë se ai dhe gruaja e tij Jessica, janë në gjendje shoku.
Moretti po ashtu ka thënë se e kishin kontrolluar sisemin e alarmit për zjarr vetëm tre herë në dhjetë vitet e fundit dhe se gjendja është e mjerueshme. Duke folur për gazetën zvicerane "20 Minuten", pronari i lokalit tha: "Nuk mund të flemë as të hamë, të gjithë jemi në një situatë shumë të keqe".
Moretti shtoi për “20 Minuten” se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet. “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar në sqarimin e shkaqeve. Po bëjmë gjithçka që është e mundur. Avokatët tanë po marrin pjesë gjithashtu në proces”, vuri në dukje ai.
Zyra e Prokurorit të Kantonit Valais ka nisur tashmë një hetim penal për rrethanat e zjarrit. Siç u njoftua në një konferencë për shtyp të premten pasdite, menaxherët e dyqanit kanë dëshmuar tashmë, po ende nuk është sqaruar nëse individë të caktuar do të akuzohen, por mundësia e një hetimi për zjarrvënie dhe vrasje të qëllimshme mbetet e hapur.
Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur së fundmi se zjarri në barin Le Constellation në Crans Montana u shkaktua nga qirinj të shndritshëm dhe fishekzjarrë të vendosura në shishe shampanje dhe që ishin shumë afër tavanit të barit.
Fishekzjarrët e vendosura në shishet e shampanjës dyshohet të jenë shkaktaret e zjarrit vdekjeprurës në lokalin e natës në Crans-Montana që iu mori jetën 40 personave dhe plagosi 40 të tjerë.
Gazeta Le Nouvelliste raporton, nga ana e saj, se Jacques Moretti kishte ndërmarrë personalisht një pjesë të madhe të punimeve të rinovimit të dyqanit. “Unë bëra pothuajse gjithçka vetë”, thuhet se tha ai në të kaluarën.
Në të njëjtën kohë, ai siguroi se Le Constellation ishte “inspektuar tre herë në dhjetë vitet e fundit dhe se gjithçka ishte bërë në përputhje me rregulloret”. Nëse këto inspektime kishin të bënin me çështje specifike të sigurisë nga zjarri, tani është objekt hetimi i një prokurori.
Jacques dhe Jessica Moretti morën drejtimin e Le Constellation në vitin 2015. Një mik i çiftit konfirmoi për disa media korsikane se të dy ishin gjallë, duke mohuar thashethemet që qarkulluan në orët e para pas tragjedisë. Sipas informacioneve që dolën natën kur ndodhi tragjedia, Jessica Moretti ishte brenda në bar dhe u plagos, duke pësuar djegie në dorë dhe Jacques mungonte, pasi ishte në një tjetër biznes të çiftit në zonë. Çifti korsikan drejton edhe biznese të tjera në zonë, duke përfshirë një restorant në fshatin e afërt Lens dhe një restorant ku shërbehen hamburgerë në Crans Montana.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
Policia në Virxhinian Perëndimore ka arrestuar një punonjëse biblioteke, e cila përmes një videoje në TikTok i bëri thirrje popullit amerikan që të vrasë Presidentin Donald Trump.
Komente (0)