Kryeministrja daneze: Trump ende do që ta blejë Groenlandën
Kur u pyet nëse kishte një shumë parash për të cilën Kopenhageni do të ishte i gatshëm t'ia shiste Groenlandën - Uashingtonit, kryeministrja daneze u përgjigj: "Sigurisht që jo!”.
Presidenti amerikan Donald Trump ende dëshiron që SHBA-të ta blejnë Groenlandën. Kështu tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen të shtunën në një diskutim gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Për fat të keq, mendoj se dëshira e tij mbetet e njëjtë”, u përgjigj ajo kur u pyet nëse presidenti amerikan ende dëshiron që Groenlanda të bëhet shteti i 51-të.
Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni duhet të marrë kontrollin e Groenlandës, për arsye të "sigurisë kombëtare", por ai duket se i la mënjanë presionet ndaj BE-së në janar, pasi njoftoi një kornizë negociuese me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që do t'u jepte Shteteve të Bashkuara më shumë ndikim në ishullin e madh të Arktikut.
“E gjithë bota po na pyet nëse mendojmë se ka mbaruar. Jo, nuk mendojmë se ka mbaruar”, tha Frederiksen gjatë një diskutimi mbi sigurinë e Arktikut.
Si Frederiksen ashtu edhe homologu i saj nga Groenlanda, Jens Frederik Nielsen, theksuan se presioni amerikan mbi popullsinë e ishullit është i papranueshëm, megjithatë, Nielsen konsideroi se "disa hapa u bënë në drejtimin e duhur".
Një grup pune i Groenlandës, Danimarkës dhe SHBA-ve u formua për të diskutuar shqetësimet amerikane në lidhje me rajonin autonom, pa u bërë publike detajet e këtyre kontakteve deri më sot.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja do të ketë “gjithçka që dëshiron” për të siguruar sovranitet mbi zonat në Groenlandë ku ndodhen bazat amerikane, duke rritur presionin ndaj Danimarkës për kontrollin e ishullit strategjik në Arktik.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka mbërritur në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, për një vizitë pune dhe për të zhvilluar bisedime me kryeministrin vendas, Jens-Frederik Nielsen.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbrojtur nismën e presidentit Donald Trump për Groenlandën, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara tashmë ofrojnë mbrojtje reale për këtë territor arktik dhe, për pasojë, duhet të kenë akses në burimet e tij strategjike.
"Tani kemi një grup pune. Do të përpiqemi të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje. Por sigurisht që ka vija të kuqe që nuk duhen kaluar", këmbënguli kryeministrja daneze.
Kur u pyet nëse kishte një shumë parash për të cilën Kopenhageni do të ishte i gatshëm t'ia shiste Groenlandën - Uashingtonit, kryeministrja daneze u përgjigj: "Sigurisht që jo!”.
“A do t'i vinit një çmim një pjese të Spanjës? Apo Shteteve të Bashkuara?", pyeti me ironi ajo.
“Ne duhet të mbrojmë shtetet kombëtare sovrane. Ne duhet të mbrojmë të drejtën e popullit për vetëvendosje. Dhe populli i Groenlandës e ka thënë qartë. Qytetarët nuk duan të bëhen amerikanë", kujtoi Frederiksen.
Ajo i bëri këto deklarata pasi së bashku me kryeministrin e Groenlandës, Nielsen, patën një diskutim që zgjati rreth 15 minuta me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, dje në margjinat e takimit vjetor në Mynih. Diskutimi u përshkrua si konstruktiv nga kryeministrja Frederiksen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)