Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Catanzaros në Itali, ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës, duke mbajtur në krahë tre fëmijët e saj.
Sipas informacioneve, gruaja është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës ku jetonte. Si pasojë e rënies, ajo dhe dy nga fëmijët e saj, një 4-vjeçar dhe një foshnjë 4-muajshe, kanë humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, vajza tjetër, rreth 5 vjeç e gjysmë, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Catanzaros.
Hetimet po drejtohen nga Policia e Shtetit italian, në koordinim me Prokurorinë, e cila po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie. Në banesë është kryer një kontroll i plotë nga ekspertët e policisë shkencore.
Paraprakisht, hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, ndërsa rasti mbetet nën hetim të plotë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)