“Hormuzi rihapet shumë shpejt”, Trump: Irani po kërkon marrëveshje, po flasim me një person shumë të rëndësishëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani kanë bërë përparim të rëndësishëm në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit, duke theksuar se janë arritur “pika të mëdha dakordësie”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani kanë bërë përparim të rëndësishëm në negociatat për t’i dhënë fund konfliktit, duke theksuar se janë arritur “pika të mëdha dakordësie”.
Në një prononcim për mediat, Trump bëri të ditur se SHBA është në kontakt me një “person shumë të rëndësishëm” brenda regjimit iranian, megjithëse jo me liderin suprem Mojtaba Khamenei. Ai theksoi se bisedimet janë zhvilluar deri në orët e vona dhe janë karakterizuar si “shumë të suksesshme”.
“Po flasim me një person të rëndësishëm, shumë të respektuar. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje dhe edhe ne duam një marrëveshje,” u shpreh Trump, duke shtuar se priten kontakte të tjera dhe një takim i drejtpërdrejtë “shumë shpejt”.
Presidenti amerikan deklaroi se janë identifikuar rreth 15 pika dakordësie, ndërsa një nga çështjet kryesore është angazhimi i Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore. “Ne duam të sigurohemi që të mos ketë bombë bërthamore,” tha ai, duke shtuar se SHBA synon gjithashtu të marrë nën kontroll uraniumin e pasuruar të Iranit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Irani kanë zhvilluar bisedime “produktive” gjatë fundjavës, duke shtuar se ka vendosur të shtyjë për pesë ditë sulmet e planifikuara ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.
Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të fortë në tregjet ndërkombëtare, pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për zhvillime pozitive në bisedimet me Iranin.
Mediat shtetërore iraniane kanë kundërshtuar deklaratat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili foli për bisedime “produktive” mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Trump u shpreh optimist se, nëse negociatat vijojnë në këtë drejtim, konflikti mund të përfundojë së shpejti. Ai paralajmëroi se është vendosur një afat pesëditor për të parë ecurinë e bisedimeve, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të veprimeve ushtarake nëse nuk arrihet progres.
Në të njëjtën kohë, ai deklaroi se Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, pritet të rihapet “shumë shpejt”. Trump madje sugjeroi se kjo rrugë strategjike mund të jetë nën kontroll të përbashkët të SHBA-së dhe Iranit.
Foto: AP/Mark Schiefelbein
Sa i përket sanksioneve ndaj naftës iraniane, Trump minimizoi ndikimin e lehtësimit të tyre në konflikt, duke theksuar se qëllimi është stabilizimi i tregut global të energjisë. “Dua që të ketë sa më shumë naftë në sistem,” u shpreh ai, duke shtuar se çdo përfitim financiar për Iranin do të jetë i kufizuar.
Trump deklaroi gjithashtu se SHBA ka goditur rëndë strukturat drejtuese iraniane gjatë fazave të para të konfliktit, duke sugjeruar se kjo ka sjellë një ndryshim të situatës në terren.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)