Çmimi i naftës amerikane është rikthyer në rritje, pas rënies së fortë të regjistruar një ditë më parë. Menjëherë pas njoftimit për armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të bërë nga presidenti Donald Trump, çmimet ranë në mënyrë të ndjeshme.
Megjithatë, nafta bruto West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 2,68 dollarë, ose 2,84%, duke arritur në 97,09 dollarë për fuçi, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Më herët, tregjet globale të aksioneve kishin shënuar rritje të forta, ndërsa çmimi i naftës kishte pësuar një rënie të ndjeshme prej 14%, duke zbritur deri në 90,40 dollarë për fuçi.
Në vijim, çmimi u stabilizua rreth 95 dollarë, pas lajmit për një pauzë në konflikt. Megjithatë, tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë dhe pas rënies fillestare, çmimi i naftës ka rifilluar të rritet, duke reflektuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)